Nigeri, vritet inxhinieri gjerman

31/05/2012 15:00

Në Nigeri, një inxhinier gjerman i rrëmbyer në janar nga persona të armatosur në Kano është vrarë nga rrëmbyesit.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim zyrtar nga vendi afrikan për BBC, sipas të cilit vrasja ndodhi gjatë një operacioni për shpëtimin e tij.

Ngjarja në fjalë vjen kur një tjetër inxhinier, me shtetësi italiane, është rrëmbyer në shtetin e Kuaras, në perëndim të të njëjtit vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme italiane. Zyra e shtypit e Farnesina-s deklaroi për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se personi në fjalë është rrëmbyer ditën e hënë.

Ndërsa një zëdhënës i policisë nigeriane tha për agjencinë italiane të lajmeve “TgCom24” se ofcierët vendas po hetojnë mbi ngjarjen.

Një inxhinier italian dhe një koleg anglez u rrëmbyen vitin e kaluar në veri-perëndim të Nigerisë dhe humbën jetën pasi forcat speciale nigeriane dhe ato britanike dështuan në operacionin e lirimit në mars të 2012-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA