Izraeli i kthen trupat Palestinës

31/05/2012 00:00

Izraeli i ka dorëzuar Autoritetit Palestinez trupat e pajetë të mbi 90
palestinezëve që kishin humbur jetën duke kryer sulme kundër Izraelit.

Kufomat përfshijnë atentatorë vetëvrasës dhe militantë që kanë vdekur në operacionet e vitit 1975.

Riatdhesimi i pjesëve të mbetura të trupave u bë në kuadër të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund grevës së urisë që kishin filluar të burgosurit palestinezë në Izrael.

Nga ana e tyre, autoritetet izraelite kanë deklaruar se kthimi i trupave është një gjest që i shërben ngritjes së besimit mes Izraelit dhe Palestinës.

Arkivolët u transferuan pak momente pasi ra nata dhe aktualisht ndodhen në Ramallah. Një ceremoni e posaçme do të mbahet më vonë para se trupat të varrosen sërish.

Riatdhesimi ka qenë një çështje e ndjeshme dhe shpesh herë subjekt i negociatave të gjata mes Izraelit dhe Palestinës, deklaron korrespondenti i BBC në Ramallah.

Viktimat konsiderohen martirë nga palestinezët dhe terroristë nga izraelitët. Mbetjet trupore të tyre janë përdorur si “objekt këmbimi”, thotë gazetari.

Më herët gjatë muajit, të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite ranë dakord t’i jepnin fund grevës masive të urisë, që kishte nisur prej më shumë se dy muajsh.

Top Channel