Banorë të komunitetit serb kanë sulmuar paraditen e së mërkurës me gurë dhe sende të tjera të forta një automjet të policisë së EULEX-it në Zubin Potok.

Automjeti policor është rrethuar nga banorët serbë në qendër të qytetit, të cilët fillimisht e kanë spërkatur me spraj dhe më pas e kanë qëlluar me gurë.

Të gjendur në vështirësi, agjentët e misionit evropian kanë njoftuar kolegët e Policisë së Kosovës. Për fat të mirë nuk ka pasur agjentë të lënduar, por nga ana tjetër, të paktën deri tani, nuk ka pasur as persona të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Ngjarja e së mërkurës vjen pas asaj të së martës, kur qindra banorë serbë në veri të Kosovës u mbledhën në Rudarë të Zveçanit, për të penguar heqjen e barrikadës prej betoni në këtë zonë.

Serbët kishin marrë informacion për mbërritjen e njësive të KFOR-it për të lëvizur barrikadën dhe menjëherë u mblodhën para saj duke u bërë pengesë për trupat e NATO-s.

Komandanti i njësisë ushtarake, Joseph Lynch zhvilloi bisedime me serbët e pranishëm në tentativë për t’i bindur ata që të hapnin rrugën, por ata refuzuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA