Shkodër, sekuestro pasurive nga droga

30/05/2012 17:10

Plot 13 apartamente dhe një garazh në Shkodër, me një vlerë prej 700 mijë eurosh, janë sekuestruar nga policia e Shkodrës dhe task forca në prokurorinë e këtij rrethi.

Sipas policisë, pasuritë e patundshme i janë bllokuar shtetasit Altin Nderlita, pasi dyshohet se ato janë blerë me para që kanë origjinë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Hetimi ndaj këtij shtetasi u krye në kuadër të një proçedimi penal të vitit 2011 regjistruar në ngarkim të tij, nën akuzën e veprës penale “të pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Nderlita ishte arrestuar në Gjermani në vitin 2009-ën nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas policisë, ai i kishte pasuritë në emër të nënës dhe të tezes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA