Kosova dhe Shqipëria firmosën marrëveshjen e parë për kremtimet e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Albanian Life Quality Union, një prej organizatave joqeveritare që ka marrë përsipër organizimin e festimeve, prezantoi në Prishtinë projektin që përfshin të gjitha trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, si dhe diasporën.

Sipas presidentit të këtij unioni, zotit Edmond Stojku, faza e parë e projektit është implementuar në Shqipëri, ndërsa tashmë radhën e kanë qytete e Kosovës, duke filluar rrugëtimin nga kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë e deri në Vlorë, ku dhe u shpall Pavarësia.

Projekti është mirëpritur në Kosovë dhe biznesi është një prej kategorive që do të japë edhe kontributin e tij për këto festime. 100-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë për shqiptarët ka më shumë kuptim edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA