Ngec procesi për anëtarësime të reja në Eurozonë

30/05/2012 18:45

Banka Qëndore Europiane lajmëroi se asnjë prej tetë vendeve që ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar më parë euros nuk është i gatshëm që të ndërmarrë një hap të tillë.

Kriza ekonomike ka bërë që të ekzistojnë dyshime serioze mbi të ardhmen e monedhës, që përballet me momentin më të keq të historisë së saj 12-vjeçare.

Si rrjedhojë, Bullgaria, Republika Çeke, Letonia, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania dhe Suedia janë tërhequr të gjitha përkohësisht nga dëshira për t’iu bashkuar bllokut prej 17 shtetesh që përdor monedhën e përbashkët.

BQE është e detyruar që të raportojë rreth progresit që bëjnë vendet e ardhshme potenciale në lidhje me hapat e tyre drejt futjes në Eurozonë, por ky progres aktualisht ka mbetur.

Mungesa e vullnetit për kalimin në euro shprehet në mosratifikimin e disa ligjeve që do të hapnin dritën jeshile për këtë kalim, ndërsa shumica e tetë shteteve kanë edhe probleme të tjera të kriterit financiar, si inflacioni, defiçiti, norma e këmbimit dhe normat bazë të interesit, që duhen njehsuar ose vendosur brenda disa kufijve të përcaktuar qartë, përpara aderimit në euro.

Midis dhjetë vendeve të Bashkimit Europian që nuk përdorin monedhën e përbashkët, vetëm Britania dhe Danimarka kanë vendosur kundër aderimit në euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA