Pickimi nga rriqra ishte fatale për të riun 14 vjeçar nga komuna e Rahovecit.

Ai vdiq të dielën në klinikën e Prishtinës pasi ishte prekur nga ethet hemorragjike krime-Kongo.

Kjo sëmundje virale që bartet me këpusha si cdo vit po rrezikon terrenin e Dukagjinit kryesisht rajonin e Malishevës.

Pothuajse për çdo vit së paku një person ka vdekur nga ky virus ndërkohë janë infektuar dhjetëra të tjerë.
 
Për rrezikun permanent nga infeksionet në Prishtinë u mbajt një konference ku të ftuar ishin edhe specialiste nga  Shqipëria dhe jo vetëm.
 
Specialistet rekomandojnë personat nga zonat e prekura që të rriqrat të mos largohen nga personat joprofesional por, me urgjencë të lajmërohen tek mjeku familjar.
 
Po kështu gjatë kujdesit dhe trajtimit të pacienteve është i nevojshëm të shmanget kontakti me gjak dhe rekomandohet përdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë kontaktit me të prekurit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA