Një hotel i madh e superluksoz në qendër të Athinës, “Athens Imperial”, ka mbyllur dyert për shkak të krizës së rëndë ekonomike.

Bëhet fjalë për hotelin e tretë, pas “Fashion House” dhe “Classical Acropol”, të gjithë në qendrën historike të kryeqytetit helen, që falimenton brenda pak kohësh.

Tre hotelet në fjalë i përkasin grupit “Grecotel”, i cili në këtë mënyrë ka marrë një goditje të rëndë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Pas këtij rasti, numri i hoteleve që kanë mbyllur dyert në dy vitet e fundit në Athinë ka kaluar 20 dhe sipas ambjenteve turistike lokale, shifra është e destinuar të mos ndalet me kaq.

Kriza e pamëshirshme financiare që ka përfshirë Greqinë ka goditur rëndë turizmin grek, që ishte një nga burimet kryesore të fitimeve në shtetin helen.

Kjo ka bërë që çmimet turistike në vendin fqinj të bien në minimum, madje edhe nëpër ishujt me ujërat e kristalta, që deri para pak vitesh ishin ekskluzivitet i pasanikëve.

Gjithashtu, pronarët e hoteleve në këto zona kanë ulur kokën edhe para turistëve të huaj që vijnë nga vende që nuk kanë pasur zhvillimin e Greqisë, për shkak të nevojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA