
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, së shpejti do të
ngrihet Qendra kombëtare e Transplanteve e cila do t’u vije ne ndihme
nje numri te konsiderueshme pacientesh qe kane nevoje per kete nderhyrje
e qe shpesh kane gjetur zgjidhje ne klinika jashte vendit apo ne
klinikat private ne vend.
Ministri i Shendetësie Petrit Vasili ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Qendrën Kombetare te Transplanteve ne Itali, e cila do te ofroje eksperiencen e saj.
“Eshtë një bashkëpunim zyrtar formal dhe që hap rrugë të madhe, jo vetëm për perfeksionimin e mekanizmave tona, por edhe i hap rrugën edhe formimit të grupit të ekipit të transplanteve, i cili mundëson zgjidhjen e këtij problemi për një kohë të gjatë dhe njëkohësisht u jep përgjigje edhe kërkesave jetike të pacientëve të caktuar, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje të tilla, duke patur prioritet në radhë të parë transplantin e veshkave dhe në rrugë e sipër në vitet që do të pasojnë, duke formuluar edhe ambicje më të mëdha se kaq”, tha Vasili.
Mjeket italiane do te sjellin pervojen e tyre per transplantin e veshkave, jo vetem me donacionin e personave te gjalle.
“Ne jemi të nderuar që marrim pjesë në këtë marrëveshje me Ministrinë Shqiptare për punën e transplanteve për ta përforcuar transplantin midis donatorëve të vdekur dhe të gjallë. Jemi në fazën finale të ekzekutimit të një marrëveshjeje që ka filluar shumë më përpara dhe tani kemi vënë në vijë çdo punë dhe jemi në fillimin e vërtetë të saj. Do të punojmë shumë në formimin e stafit që do të merret me këtë projekt”, thotë mjeku italian Alessandro Nanni Costa.
Në QSUT është kryer një numër i vogël operacionesh i transplantit të veshkave, ndërkohë që Qendra Kombëtare do të zgjidhë këtë problem për të gjithë ata që nuk kanë të paguajnë faturat e këtij shërbimi në klinikat private.
Top Channel