Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka kritikuar ashpër
diplomacinë aktuale duke e cilësuar si një institucion që ka dalë jashtë
binarëve.

Sipas raportimeve të “RTK”, Hyseni i ka quajtur “qesharake” deklaratat e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, se Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së brenda vitit.

“Do të doja ta shihja diplomacinë më të koordinuar, më të përqendruar. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Diplomacia është e shpërqendruar dhe çakorduar tërësisht”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka nënvizuar se kjo vjen si pasojë e numrit të lartë të eksponentëve në politikën e jashtme, gjë që sipas tij ka sjellë defaktorizimin e Ministrisë së Jashtme dhe të vetë drejtuesit të këtij dikasteri.

“Për fat të keq Ministria e Jashtme e ka reduktuar tërëisht aktivitetin e saj në një lloj konference, që për mendimin tim është vetëm një karikaturë”, ka shtuar Hyseni.

Më tej ish-shefi i diplomacisë kosovare ka komentuar edhe akuzat e Hashim Thaçit ndaj BE-së, duke i cilësuar ato më tepër si një mllef të kryeministrit ndaj Brukselit dhe që nuk kanë asnjë efekt politik.

Top Channel