
Kompanite shumëkombëshe që operojnë në Greqi po marrin të gjitha masat
me planet e tyre te emergjences per te perballuar trazira te mundshme ne
rast te daljes se Greqise nga Eurozona.
Lajmin e publikon agjencia Reuters qe merr si shembull te pare kompanine britanike te shitjes me pakicë të pajisjeve elektrike, Dixons, e cila pergatitet per mbylljen e dyqaneve të saj në Greqi duke vendosur grila metalike ne me shume se 100 dege te saj ne gjithe vendin.
Sipas Reuters menaxheret e shoqerive te huaja ne Greqi qe kane planifikuar pervec trazirave, edhe shkaterrimin total te sistemit bankar, kane muaj qe punojne duke transferuar cdo mbremje parate e xhiros jashte Greqise,duke ulur ne maksimum borxhet,duke nderprere subvencionimin tek klientet e parregullt e deri tek e ashtuquajtura GREXIT, domthene dalja e Greqise nga euro. Kompania e pijeve alkoolike ‘Diageo’ kryen cdo jave mbledhje te vecanta me perfaqesuesit e saj ne Greqi, duke pakesuar sasine e usikit dhe vodkes ne tregun grek.
Grupi me i madh në botë i makines luksoze BMë ,deklaron gjithashtu se është e përgatitur tashmë për më të keqen, pasi prej 2008, 25% e shitesve greke te kesaj makine kane mbyllur dyqanet e tyre ne Greqi. Operatori turistik gjerman Holiday TUI AG u ka kerkuar qe ne nentorin e kaluar hotelierëve grekë të nënshkruajnë kontrata të reja për t’i paguar ato edhe në dhrahmi, ndersa ka hartuar edhe plane emergjence për të kaluar klientët në destinacione të tjera në rast trazirash civile. Gjigantet farmaceutike si britaniku ‘GlaxoSmithKline’ dhe zviceriani Roche janë duke punuar me autoritetet europiane në planet emergjente për të mbajtur disa ilaçe jetike ne vend, ne se Greqia largohet nga hapesira e euros. Por edhe operatori i kompanise celulare Vodafone thote se se ka plane te gatshme për të përballuar nje ngrirje te sistemit bankar dhe shperthimin e revoltave popullore ne vend.
Top Channel