Parlamenti i Serbisë do të shqyrtojë mundësinë e njohjes zyrtare të pavarësisë së Abkazisë dhe Osetisë Jugore, dy rajonet separatiste në territorin e Gjeorgjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliç, gjatë vizitës së tij në Rusi që nisi funjavën që sapo kaloi.
Në një intervistë për “Zërin e Rusisë”, presidenti serb ka hedhur poshtë krahasimet mes “statusit sovran” të dy republikave dhe statusit të Kosovës.
Gjatë vizitës në Moskë, Nikoliç premtoi rritje të bashkëpunimit në të gjitha sferat mes Serbisë dhe Rusisë dhe garantoi se Serbia është do të mbetet vendi partner i Moskës në Ballkan.
Nga ana e tij, presidenti rus, Vladimit Putin siguroi homologun serb se, ai mund të mbështetet tek përkrahja e Moskës për të vendosur në jetë programin e tij qeverisës.
Dy presidentët vlerësuan se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë në nivele të kënaqëshme, sidomos në vitet e fundit, por shtuan se ka akoma hapësira për më tepër bashkëpunim.
Vizita e Nikoliç në Rusi u bë në kuadër të mbajtjes së Kongresit të 13-të të partisë së Putin, Rusia e Bashkuar, e cila tashmë udhëhiqet nga ish-presidenti Dmitry Medvedev.
Top Channel