Boris Tadiç, ish presidenti i Serbisë, ka pranuar të jetë kryeministër i Serbisë me disa kushte për formimin e qeverisë së re.

Përkundër faktit që partia e tij humbi në zgjedhje shumicën dhe ai personalisht postin e presidentit, Tadic do të ketë ekzekutivin e vendit.Ai kishte deklaruar se nuk do të merr pjesë në qeverinë e ardhshme si person, historia e tij më pas është dukur si lutje nga shumë faktor për të qenë në krye të qeverisë.

Tadiç në një konferencë për media ka thënë se do të diskuto me partitë për të arritur shumicën në Kuvend, por sipas tij, nuk do të vijë në konsideratë ndonjë koalicion me partinë e presidentit Tomisllav Nikoliç.

Socialistët e Ivica Daciç i kanë dhënë mbështetje demokratit Tadiç për të qenë në krye të qeverisë për shkak të marrëveshjeve të mëhershme. Kjo për Serbinë do të nënkuptonte një bashkëjetesë të presidentit nga një parti tjetër dhe qeverisë së krijuar të paktën nga tri parti të ndryshme. Ky sistem, megjithatë, sipas analistëve do të mundësonte ndarjen e përgjegjësive më të mëdha në mes të shumë partive. Ndonëse i rëndësishëm me Kushtetutë, roli i kryeministrit nuk ka qenë aq i rëndësishëm në Serbi, që pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç.

Top Channel