Rusi, Putin censuron moderatoren televizive

28/05/2012 18:00

Që aktivistët opozitarë të presidentit rus, Vladimir Putin censurohen, kjo nuk është ndonjë e re në Rusi, por rasti në fjalë,  ai i një moderatoreje televizive, është me të vërtetë i tepruar.

Bëhet fjalë për yllin e televizioneve ruse, Ksenia Sobciak, e njohur në Rusi si një nga mbështetëset e forta të opozitës vendase, e cila disa herë ka kritikuar e vënë në lojë figurën e Putin, sidomos gjatë kohës kur ky ishte kryeministër i vendit.

Bukuroshja ruse, ishte planifikuar të drejtonte një spektakël muzikor, ku do të ndaheshin cmimet për këngët dhe muzikën më të mirë ruse, për vitin 2011. Por, pak para nisjes, Sobciak mori një telefonatë nga producenti i spektaklit i cili i komunikoi lajmin për zëvendësimin e saj, duke shtuar “se kështu kishte marrë një urdhër nga lart”.

Duke mos gjetur arsye tjetër për këtë vendim, Sobciak dhe opozita ruse akuzuan presidentin Putin se qendronte pas gjithë kësaj dhe se po mbyt zërin opozitar me kërcënime, shantazhe, arrestime e blerje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA