Historia e një adoleshenteje gjermane e cila keqtrajtohej nga një cift boshnjak ka shokuar opinionin publik vendas.

Mësohet se vajza është rrahur e ka vuajtur urinë për tetë vite me radhë nga ai që ishte njerku i saj dhe gruaja e tij e re. Ajo trajtohej si një skllave duke u detyruar të kryente punët më të rënda.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Karavals në Bosnje dhe ka marrë udhë që nga viti 2004. Mësohet se ai që i ka dhënë fund vuajtjes së 19-vjeçares është një komshi boshnjak që është shprehur se nuk mund të duronte dot më të shihte vajzën ndërsa kryente punë nga më të rëndat, shpesh duke zëvendësuar kalin për të tërhequr ngarkesa të rënda.

Gjermania është marrë në ngarkim nga policia, ndërsa cifti po hetohet nga prokurorët. Damir Arnautoviç, zëdhënës i prokurorisë në Tuzla tha për Reuters se vajza 19-vjeçare ishte në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike dhe nuk ishte e pajisur me dokumenta përkatëse.

Sipas tij, Milenko Marinkovic 52 vjeç dhe gruaja e tij Sllavojka, 45 vjeç akuzohen për sjellje çnjerëzore ndaj vajzës duke i ndaluar çdo kontakt me njerëzit dhe gjithashtu frekuentimin e shkollës.

Nëna gjermane e vajzës kishte qenë e martuar dikur me Marinkovic, banonte në të njëjtin fshat dhe po hetohet për rolin e saj në ngjarjen tronditëse.

Top Channel