Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviç ka pasur rreth 2200 agjentë sekretë të shpërndarë në territorin e ish-Jugosllavisë, të cilët punonin për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb.
Kështu thotë një raport i hartuar në përfundim të një forumi të mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është diskutuar në veçanti agjentura serbe në kohën e ish-Jugosllavisë.
Kështu, sipas raportit të cituar nga agjencia e lajmeve “INA”, Millosheviçi ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 150 në Maqedoni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnje e Hercegovinë dhe 700 në Kosovë.
Gjithashtu, raporti evidenton se ish-lideri serb ka pasur agjentë edhe në vende të tjera të Ballkanit si Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani, etj.
Në forumin e zhvilluar kanë marrë pjesë ish-agjentë nga të gjitha vendet komuniste, disa prej të cilave sot janë anëtare të NATO-s, si dhe ekspertë të sigurisë, të cilët kanë diskutuar mbi aktivitetet e shërbimeve sekrete nga viti 1950 deri në 2010.
Top Channel