Një bombardim jashtë shënjestre i NATO-s vrau tetë anëtarë të një familje në krahinën lindore afgane të Paktias, raportuan burime zyrtare mëngjesin e së dielës.
Një zëdhënës krahinor konfirmoi se një çift me gjashtë fëmijët e tyre mbetën të gjithë të vrarë kur predhat shkatërruan shtëpinë e tyre në Suri Khail.
NATO nuk ka reaguar ende zyrtarisht, por ka pohuar se hetimet janë në zhvillim.
Në të njëjtën krahinë, katër ushtarë të aleancës, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, mbetën të vrarë të shtunën.
Bombardimi i gabuar shkakton një tjetër krisje në marrëdhëniet delikate midis Afganistanit dhe NATO-s.
Më parë gjatë vitit, qindra mijëra afganë protestuan duke kërkuar largimin e “pushtuesve”, pas një serie skandalesh, midis të cilëve djegia e Kuranit, vrasja e 16 civilëve në një sulm të çmendur të një ushtari dhe urinimi e përdhosja e trupave të luftërarëve afganë, të rënë në betejë, prej ushtarëve amerikanë.
Top Channel