Afganistan, vriten 4 ushtarë të ISAF-it

27/05/2012 00:00

ISAF, forca ndërkombëtare e ndihmës së sigurisë, ka bërë të ditur se katër ushtarë kanë humbur jetën në Afganistan.

Në një komunikatë ku nuk bëhen të ditur identitetet e ushtarëve dhe kombësitë e tyre, saktësohet se vdekja e tyre është shkaktuar nga “sulme të veçuara me mjete shpërthyese”.

Ushtarët e vdekur në Afganistan janë 33 nga fillimi i muajit dhe 169 nga fillimi i këtij viti.

Edhe ditën e shtunë mbetën të vrarë katër ushtarë të tjerë në Afganistan, ditë në të cilën NATO vrau gabimisht gjatë një bombardimi tetë anëtarë të një familjeje.

Një zëdhënës krahinor konfirmoi se një çift me gjashtë fëmijët e tyre mbetën të gjithë të vrarë kur predhat shkatërruan shtëpinë e tyre në Suri Khail.

Bombardimi i gabuar shkakton një tjetër krisje në marrëdhëniet delikate midis Afganistanit dhe NATO-s.

Top Channel