Një grua, e cila është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dyshohet se eshte prekur nga ethet hemoragjike.
Mjeket specialiste te infektivit kane derguar prane Institutit te Shendetit Publik, kampionet e gjakut, per te verifikuar dyshimet e tyre, nese pacientja eshte prekur ose jo nga ethet hemoragjike.Gjendja e saj eshte e rende dhe pacientja e cila ka qene per nje vizite tek te afermit e saj ne Lelbibaj te Tropojes eshte derguar per dialize.
Burime ne Institutin e Shendetit Publik, na sqarojne se mbremjen e se shtunes do te dalin analizat zyrtare qe do te hedhin poshte ose do te konfirmojne dyshimet e mjekeve. Ethet hemoragjike, jane semundje infektive. Kjo eshte nje semundje qe ka temperature te larte, ethe dhe hemoragji. Burimi i infeksionit jane kryesisht kafshe, por transmetohen edhe mes njerezve nese ka kontakt te ngushte.
Top Channel