Paraditen e së dielës në orën 11:00 nisin bisedimet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Sic njoftohet nga selia e Partisë Demokratike, takimi i nesërm, ashtu sikundër është bërë publik më herët nga kreu i mazhorancës, Sali Berisha, nuk do të jetë në nivel kryetarësh.
Në tryezë do të ulen dy krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi për socialistët, që dhe Astrit Patozi për demokratët, shoqëruar përkatësisht nga Sajmir Tahiri dhe Edmond Spaho.
Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, nëpërmjet një letre të dërguar në Kryesinë e Kuvendit, i kërkoi homologut socialist, Gramoz Ruçi nisjen e negociatave për zgjedhjen e presidentit.
“Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë”, thuhej në letër.
Top Channel