Presidenti i sapozgjedhur serb, Tomislav Nikolic mbërriti në Rusi, në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Serbisë si President, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin “aleati” historik i Beogradit.

Sic raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, Nikolië premtoi rritje të bashkëpunimit në të gjitha sferat mes Serbisë dhe Rusisë dhe garantoi se Serbia është do të mbetet vendi partner i Moskës në Ballkan.

Nga ana e tij, presidenti rus, Vladimit Putin (i zgjedhur në muajin mars, por për mandatin e tretë në krye të Kremlinit), siguroi homologun serb, se ai mund të mbështetet tek përkrahja e Moskës për të vendosur në jetë programin e tij qeverisës.

Dy presidentët vlerësuan se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë në nivele të kënaqëshme, sidomos në vitet e fundit, për shtuan se ka akoma hapësira për më tepër bashkëpunim.

Vizita e Nikolic në Rusi bëhet në kuadër të mbajtjes së Kongresit të 13-të të partisë së Putin, Rusia e Bashkuar, e cila tashmë udhëhiqet nga ish-presidenti, Dmitri Medvedev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA