Zgjidhja e problemit të Kosovës për presidentin e ri serb Tomisllav Nikolic, kërkon një kompromis të gjerë të politikës në Serbi.
Nikolic, i cili ka premtuar se do të jetë një president i të gjithëve deklaroi se do të qendrojë në rrugën europiane, pavarësisht se do të përballet me shumë sfida.
Nikolic, gjatë intervistës së tij të parë në Radio Televizionin e Serbisë, ka deklaruar se do të bisedojë me shtet që e kanë njohur pavarësinë e Serbisë për shkak se siç ka thënë, këto shtete mund të jenë pengesë për integrim dhe duhet dëgjuar se çfarë kërkojnë ato nga Serbia.
Ai ka deklaruar edhe se niveli i bisedimeve me Kosovën duhet të ngrihet në një nivel më të lartë se sa në nivelin e përfaqësuesve të qeverisë. Sipas tij, zgjidhja e problemit të Kosovës është edhe një borxh ndaj popullit, siç ka thënë, në “Kosovë e Metohi”.
Top Channel