Do të zhgënjehen të gjithë ata që për këtë fundjavë kishin planifikuar
të kalonin momente relaksi pranë plazhit apo të bënin pak alpinizëm duke
iu ngjitur malit.
Parashikimi i motit nuk i favorizon aspak dy aktivitetet e mësipërme. Fundjava që vjen do të karakterizohet nga vranësira dhe shira dhe temperaturat më të larta nuk pritet t’i kalojnë 24 gradë celsius për ditën e shtunë, ndërsa të dielën temperaturat e larta do të jenë 21 gradë.
Dhe nuk mbaron me këtë javë moti i paqëndrueshëm, pasi pothuajse e gjithë java në vazhdim, që mbyll edhe muajin maj, do të vijojë të sillet në të njëjtat kushte atmosferike të paqëndrueshme, situatë që do të vazhdojë deri të premten, me vranësira dhe temperatura deri në 27 gradë.
Vetëm fundjavën tjetër dielli do të shkëlqejë plotësisht dhe retë do të zhduken. Deri atëherë… çadrat me vete se asnjëherë nuk i dihet.
Top Channel