KiE: Masat anti-krizë, rrezikojnë demokracinë

26/05/2012 15:35

Këshilli i Europës lëshon alarmin se masat e forta financiare të ndërmarra nga shumë vende për të përballuar e tejkaluar krizën e fortë financiare që ka goditur vecanërisht Eurozonën, kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe vetë demokracinë.

“Masat shtrënguese të ndërmarra nga shumë vende të Europës për të përballuar krizën financiare, po vënë në rrezik serioz të drejtat e njeriut, të drejtat sociale të tij si dhe vetë demokracinë”, deklaroi komisioneri i sapozgjedhur i Këshillit të Europës për liritë dhe të drejtat e njeriut, letonezi Nils Muiznieks.

Raporti i Muznieks do të diskutohet gjërësisht në muajin qershor nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Europës në muajin qershor.

Paraprakisht është zbardhur se raporti merr shkas nga ngjarjet në Greqi, ku neo-nazistët fituan mbështetje të madhe në zgjedhjet e fundit, madje duke siguruar edhe një numër të konsiderueshëm mandatesh në parlament, pavarësisht se në programin e tyre qeverisës, trumpetojnë rracizmin kundër të huajve dhe shtypjen e shumë lirive të tjera edhe për vetë grekët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA