Kërkonte skrap, e zë poshtë masivi i dheut

26/05/2012 00:00

Një 24-vjeçar ka qenë viktima më e fundit e skrapit në qytetin e
Buqizës. Vilson Gjikola kishte dalë ditën e shtunë që të mblidhet skrap
në një bunker të cilin fillimisht e kishte shkatërruar me tritol.

Por ka rezultuar e pafat kjo tentativë e të riut, i cili e mblidhte skrapin për ta shitur dhe për siguruar mbijetesën, pasi një masiv i rëndë dheu e ka zënë poshtë pa i dhënë mundësinë dhe kohën e nevojshme që të reagonte dhe të dilte në kohë prej andej.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë, e cila paraprakisht klasifikohet si aksidentale dhe si pasojë e pakujdesisë së të riut, pasi ai ka përdorur tritolin për të shkatërruar masën e betontë të bunkerit, që sipas ‘specialistëve të skrapit’, është i ndërtuar nga një sasi shumë e madhe hekuri, prandaj gjurmohen aq shumë prej personave që mbledhin skrap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB