Japonia do të përshpejtojë projektet e saj për burimet e energjisë
alternative. Pas krizës së Fukushimës, tani vendi aziatik po vlerëson
shkëputjen graduale nga energjia bërthamore.
Hipotezat sugjerojnë se në vitin 2030, gjenerimi elektrik nga atomi do të jetë i barabartë me 15 për qind të nevojave njerëzore, më pak se parashikimet e planeve të hartuara më parë, që flisnin për të paktën 50 për qind.
“15 për qind nga energjia bërthamore duhet të jetë në bazën e politikës së re energjitike për vitin 2030”, ka sqaruar ministri i Ambjentit, Goshi Hosono.
Megjithatë, sipas ministrit, ende nuk është marrë një vendim zyrtar. Linjat e reja të planit energjitik kombëtar duhet të shpallen nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut.
Do të konfirmohet shkëputja graduale nga energjia bërthamore, duke hedhur sytë nga zëvendësimi po në rrugë graduale me burime të tjera, mundësisht ekologjike dhe të rinovueshme, 30 për qnd të elektricitetit të gjeneruar nga atomi përpara krizës së Fukushimës.
Një komitet i ngritur nga Ministria e Aktiviteteve Produktive ka hartuar një sërë skenaresh të bazuara në katër opsione të mundshme. Mendohet për kuotën bërthamore në nivelet: 0, 15%, 20-25% dhe 35%.
Top Channel