Në ditët e zymta dhe ankthit mes grekëve dhe vendeve të Europës, mbërrin një lajm disi lehtësues, nëse mund të konsiderohet i tillë, rezultati i sondazhit të radhës në Greqi, që nxjerr fituese të zgjedhjeve të 17 qershorit, partinë Demokracia e Re, konservatorët që mbështesin reformat dhe masat shtrënguese ashtu sikundër kërkojnë kreditorët ndërkombëtarë.

Sipas këtij sondazhi, konservatorët pritet të marrin 23.3 përqind të votave duke lënë pas të majtët radikalë të Syriza-s, me 22 përqind, ndërsa socialistët  e PASOK renditen shumë me poshtë, me vetëm 12.6 përqind.

Grekët do të votojnë më 17 qershor për të dytën herë brenda një muaji për parlamentin e tyre, pasi parlamenti i dalë pas zgjedhjeve të 6 majit,  nuk mundi të krijojë numrat dhe kombinimin e nevojshëm për të formuar qeverinë e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA