Mijëra punëtorë protestuan në Sarajevë duke i kërkuar qeverisë të përmirësojë situatën ekonomike në vend.

Protestuesit kërcënuan me disa greva derisa të miratohen ligjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të shmangur papunësinë, që ka arritur në 45.5 përqind kur paga mesatare është 415 euro.

Bosnja, që nuk pati qeveri për 16 muaj deri në muajin mars, vuajti pasojat e stanjacionit ekonomik, si pasojë e bllokimit politik mes muslimanëve, kroatëve dhe serbëve, cka largoi investitorët dhe ngadalësoi reformat.

Më herët gjatë javës, parlamenti i vendit miratoi buxhetin e vonuar të 2012, ku parashikoheshin rroga më të ulta dhe reduktim të shpenzimeve, për të siguruar borxhin nga FMN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA