Njeriu i cili pranoi se mbyti 6 vjeçarin Etan Patz, i cili u zhduk në Nju Jork në vitin 1979, do të përballet me akuzën për vrasje të shkallës së dytë (jo me paramendim).
Pedro Hernandez, 51 vjeç, ka pranuar në polici se ai kishte tërhequr Ethan-in në bodrumin e një ndërtese, duke i premtuar atij një limonadë. Aty ai e mbyti atë, trupin e futin në një qese plastike dhe e hodhi në plehra.
Hernandez u shtrua në spital të premten për një sëmundje mendore të paspecifikuar.
Etan Patz nga viti 1979 ishte deklaruar i humbur, deri sa vrasësi i tij pranoi krimin 33 vjet më pas. Ditën e enjte Etan kishte edhe përvjetorin e zhdukjes, ndërsa në vitin 2001 ai ishte shpallur nga një gjykatë amerikane zyrtarisht i vdekur.
Top Channel