“Shpresoj që presidenti i porsazgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do t’i ruajë ambiciet evropiane të Serbisë dhe do të njohë rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Prishtinën”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “VOA” analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Server, profesor në Universitetin John Hopkins.

Zoti Server thotë se në Ballkan ekziston rreziku i nacionalizmit, por sot ka një kundërpeshë për të dhe kjo është Evropa.

“Nacionalistët gjithmonë kanë inkurajuar njëri-tjetrin. Nikoliç është nacioanlist, ai mund të ketë simpati për Daçiç dhe pikëpamjen e tij se Serbia duhet ta mbajë veriun e Kosovës. Kjo do të inkurajonte ekstremistët në Kosovë, të cilët do të thoshin se ‘pavarësia nuk është reale’, ‘duhet të kemi një pavarësi të vërtetë’, dhe kjo mund të përfshinte mundësinë për të sjellë Preshevën në Kosovë dhe bashkimin me Shqipërinë”, ka vlerësuar Server.

“Por sot ka një kundërpeshë për nacionalistët në Evropë dhe kjo është Evropa. Shpresoj se gjithkush që ka shkuar në Evropë, madje edhe në atë të sotmen që ndodhet në krizë, e pranon se do të ishte shumë më mirë në Evropë, se sa jashtë saj”, ka vijuar ai.

Analisti i njohur i bën thirrje Bashkimit Evropian që të tregohet i mençur, duke u treguar shumë strikt dhe i qartë në kërkesat e tij për caktimin e datës së fillimit të negociatave Kosovë-Serbi.

“Do të ishte budallallëk të filloheshin negociatat me Serbinë në një kohë që marrëveshjet me Kosovën nuk zbatohen. Të paktën duhet këmbëngulur në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe për një përmirësim të ndjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shtuar Server.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA