
Lajmi për daljen e perfolur te Greqise nga Euro ne 1 janar te vitit te
ardhshem i atribuohet bankes se dyte me te madhe ne bote per tregtimin e
monedhave ‘Citygroup’.
Sipas Micheal Saunders, te kesaj banke me qender ne Londer, monedha e re greke dhrahmia, do te pesoje nje renie prej 60 per qindesh dhe do te shkaktojë nje perhapje ngjitese te efekteve te saj ne tere Evropen.
Edhe pse kjo do te jete masive si pasoje, por gjithesi do te jete e menaxhueshme thote Saunders. Ne nje leter derguar klienteve te saj, banka ‘Citygroup’, me seli ne qendren financiare te Londres, me te madhes ne Evrope, thekson se gjasat e Greqise per daljen nga euro ne 12 deri 24 muajt e ardhshme tashme jane ne 50 deri ne 75 per qind si mundesi, por beson se do te kete nje dalje te Greqise nga euro, ne fillim te vitit te ardhshem.Kjo banke e ka bazuar argumentimin e saj ne besimin se Greqia do te deshtoje ne formimin e nje qeverie te afte te zbatoje masat shtrenguese pas zgjedhjeve te 17 qershorit. Kjo do te çimentojë impasin mes Greqise dhe kreditoreve te saj.
Ekonomisti i ‘Citygroup’ ne Londer, Michael Saunders thote se “Greqia do te qendroje ne Bashkimin Evropian, dhe do te marr mbeshtetje ne hua nga jashte per te zbutur riskun e trazirave sociale dhe kolapsin e shoqerise civile. Sipas ‘Citygroup’ te Londres dalja e Greqise do te pasohet nga nje seri reagimesh ne politikat ekonomike dhe financiare qe do te synojne ne parandalimin e nje kolapsi te efektit dominon ne sistemin bankar dhe pershkallezimin e crregullimeve ekonomike.
Me heret banka gjermane Bundesbank shkaktoi panik ne tregjet valutore duke sugjeruar se pasojat e daljes se Greqise do jene te konsiderueshme por te menaxhueshme, duke e cilesuar situaten ne Greqi si jashtezakonisht shqetesuese.E reja e ketij njoftimi eshte se tashme ne qarqet financiare, po kalohet nga prononcimet ne publik mbi mundesine e daljes se Greqise nga euro, ne dhenien tashme te datave te peraferta se kur mund te ndodh nje gje e tille.
Top Channel