Per te dyten dite rrjesht Patra eshte kthyer ne arene te dhunes raciale
midis aktivisteve te “Krisi Aygji” dhe emigranteve klandestine qe kane
pushtuar rrethinat e ketij qyteti.

Burime lokale,deklaruan se rreth 300 vete me kokore dhe shkopinj ne dore, protestuan kunder pranise se emigranteve dhe kerkuan largimin e tyre te menjehereshem nga qyteti. Ata thone se ne zone eshte rritur ndjeshem kriminaliteti ndersa disa prej klandestineve qe jetojne ne kampin e improvizuar ne depot e portit te partras, jane mbartes te semundjeve infektive.

Protestuesit hodhen gure dhe koktej molotov kunder policise, e cila u pergjigj me gaz lotsjelles.Tre demonstrues u plagosen lehte gjate perleshjeve. Policia deklaroi se ka ndaluar disa protestues nen akuzen e sulmeve ndaj organeve te rendit.

Situata e tensionuar gjate diteve te fundit ne qytetin e Patras,ka detyruar bashkine te kerkoje mbylljen dhe sigurimin e ambienteve te magazinave te portit. Nderkohe ende nuk dihet fati i me teper se 1500 klandestineve qe jane perqendruar ne zonen e portit te ketij qyteti, ne pritje te ngjitjes ne nje anije qe do t’i zbarkoje ne portet italiane.

Shoqatat ne mbrojtje te emigranteve kane kerkuar te sigurohen ambiente per nje jetese normale te tyre,por duket se serish mijerat e emigranteve do te vazhdojne te ne kushte cnjerezore dhe ne varferi ekstreme ne godina te rrenuara,vagone trenash dhe automjete te braktisura ne periferi te ketij qyteti.

Top Channel