Maqedoni, pezullohen gardianët që rrahën shqiptarët

24/05/2012 16:40

Tre gardianë të akuzuar se kanë abuzuar fizikisht mbi shqiptaro-maqedonasit e dyshuar si autorë të vrajses së pesë të rinjve maqedonas pranë një liqeni në Shkup, në muajin prill, janë pezulluar përkohësisht nga detyra.

Administrata e Ekzekutimit të Dënimeve në sistemin e Burgjeve në Maqedoni lajmëroi të enjten se ndaj tre gardianëve është hapur një proces hetimi dhe se ata ndërkohë janë ndaluar të ushtrojnë detyrën.

”Gardianët janë pezulluar ndërsa mblidhen prova mbi pretendimet e të burgosurve se janë keqtrajtuar në burg, në të njëjtën kohë që vazhdojnë hetimet në lidhje me përgjegjësinë e mundshme të institucionit dhe stafit”, shkruhej në një deklaratë zyrtare.

Pesë të rinj maqedonas u ekzekutuan ndërsa peshkonin në një liqen të ndodhur pranë fshatit të tyre, në 12 prill.

Policia maqedonase arrestoi në vijim 20 shtetas me kombësi shqiptare, duke i akuzuar si pjestarë të një organizate radikale islamike që udhëhoqi sulmet.

Gjashtë prej tyre vazhdojnë të mbeten në burgjet maqedonase, ndërsa shtetasi Haki Haziri konsiderohet si i akuzuari kryesor në këtë ngjarje që ka rikthyer tensionet ndëretnike në vendin tonë fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA