Serbët në veri të Mitrovicës kanë protestuar të mërkurën kundër arrestimit, sipas tyre jo të drejtë, të serbit Jovica Milkoviç, nën akuzën e dëmtimit të pronave të Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve të “REL”, qindra serbë kanë marshura nga ura kryesore e lumit Ibër drejt selisë së gjykatës së qarkut, duke mbajtur parulla të tipit “Stop arrestimeve politike” dhe “Le të na arrestojë policia serbe”.

Përfaqësuesit ilegalë të serbëve të veriut kanë deklaruar se protestuesit kërkojnë që Milkoviç të mbrohet në liri dhe kanë shtuar se protestat do të vazhdojnë derisa të arrihet ky qëllim.

Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç njoftoi të martën nisjen e protestave të serbëve, në shenjë revolte ndaj presioneve që sipas tij po i bëhet këtij komuniteti nga qeveria Thaçi.

Pantiç komentoi edhe bastisjen në shtëpinë e serbit Zvonko Veselinoviç, duke e cilësuar si “një vazhdim të kërcënimit dhe presionit që EULEX dhe Prishtina po ushtrojnë ndaj serbëve në veri të Kosovës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA