Deputeti Dritan Prifti fitoi gjyqin ndaj Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, që e gjobiti atë me 300 mijë lekë për konflikt interesi gjatë kohës që ishte ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës.

Në nëntor të vitit 2010 Inspektoriati pasi verifikoi deklarimin e pasurisë së zotit Prifti doli në konkluzionin se ka emëruar në konflikt interesi shtetasin Rasim Hamzaraj në Këshillin Mbikëqyrës të OST-së.

Me të njëjtën gjobë ishte penalizuar edhe shtetasi në fjalë. Ky person, sipas ILPKD, kishte nën administrim kapitalet e kompanise “Fortis”, të rregjistruar në emër të bashkëshortes së zotit Prifti.

Kjo çështje shkoi në gjykatë, e cila vendosi të shfuqizojë vendimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që kishte gjobitur me 300 mijë lekë ish-ministrin e Energjitikës Dritan Prifti, për konflikt interesi.

Top Channel