Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është grupi i tij ai që po pengon formimin e qeverisë së re të vendit.
Përkundrazi, ka thënë Daçiç, socialistët janë në pritje që kryetari i Partisë Demokratike Boris Tadiç të bëjë propozimin e tij për kreun e ri të ekzekutivit.
“Nuk duam të hyjmë në çështjet e brendshme të partive të tjera. Ne presim që PD, si partia më e madhe e vendit, të bëjë propozimin e saj”, ka thënë Daçiç për të përditshmen serbe “Blic”.
Ai ka nënvizuar se do të vijojë bisedimet me partinë e Tadiç, por ka shtuar se krijimi i qeverisë së re është ende larg dhe kjo jo prej fajit të tij.
“Partia Demokratike, si subjekti politik më i madh në vend, ofron emrin e kryeministrit. Ne jemi në pritje të tij, por deri tani Boris Tadiç nuk ka bërë asnjë propozim”, ka shtuar Daçiç.
Më herët gjatë muajit
Tadiç dhe Daçiç arritën një marrëveshje që parashikonte marrjen e postit të kryeministrit nga ministri i Brendshëm.
Por pas humbjes së Tadiç në zgjedhjet presidenciale përballë Nikoliç, në qarqet politike serbe ka filluar të flitet që ish-presidenti të bëhet kreu i ekzekutivit, duke qenë se partia e tij doli fituese në zgjedhjet parlamentare.
Top Channel