
Pak ditë para hapjes zyrtare të procedurave parlamentare për zgjedhjen e
presidentit te ri, diplomatët e huaj në Tirane sugjerojne zgjedhjen e
tij me shumicen e votave dhe që në raundin e pare.
Sipas ambasadorit holandez, kjo do te thote se do te zgjidhje nje president qe do te perfaqesonte popullin dhe unitetin e kombit.
“Persa i perket zgjedhjes presidenciale ne 24 maj eshte raundi i pare. Ju e dini se cilat jane kerkesat, nje kandidat duhet te kete mbeshtetjen e 20 anetareve te kuvendit, dhe ne parim mund te jene shtate kandidate. Mesa di une kemi nje apo dy kandidatura dhe akoma nuk e dime nese ata kane mbeshtetjen ne Parlament. Dukshem, e kam thene edhe me pare, eshte e rendesishme qe te bihej dakort qe presidenti te zgjidhej ne raundin e pare me 140 vota, kjo do te thote qe do kemi nje president qe do perfaqesoje gjithe popullin shqiptar unitetin e kombit.Kushtetuta preferon nje president kopnsensual, kjo eshte e dukshme. Uroj qe zgjedhjet presidenciale me pas te bashkojne partite. Ne Shqiperi pozicioni i Presidentit nuk eshte politik. Presidenti supozohet te jete simbol bashkimi. Nga i gjithe procesi ne parlament duhet ta perfaqesoje kete unitet. Dicka tjeter eshte se edhe Bashkimi Europian eshte i interesuar per kete. Te gjithe e kane thene, edhe Fyle, qe procesi qe lidhet me zgjedhjen e presidentit eshte shume i rendesishem per mundesite e Shqiperise ne integrim. Ai ka thene se hapat e domosdoshem te reformes zgjedhore dhe parlamentare te mbarojne para se te nise zgjedhja e Presidentit”, tha ambasadori holandez në Tiranë, Henk van Den Dool
Top Channel