Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zgjodhi që të ruajë heshjten në lidhje me strategjinë politike që partia e tij do të ndjekë në çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ndonëse në koalicion me Partinë Demokratike, LSI ndan një qëndrim të ndryshëm nga kryesia e PD-së, që ka përsëritur disa herë se presidenti do të jetë nga radhët e maxhorancës.

Më parë, Meta ka theksuar se është domosdoshmëri që presidenti të zgjidhet pas një procesi gjithpërfshirës dhe pas negociatash ku të jenë të përfshirë të gjithë aktorët politikë.

Të dielën, gjatë një takimi partiak në Korçë, Meta iu shmang pyetjes së drejtëpërdrejtë nëse LSI do të vazhdojë bashkëpunimin me PD-në edhe në çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Ne jemi të interesuar që zgjedhja e presidentit të përshpejtojë proceset integruese të vendit. Në këtë aspekt, është e rëndësishme që të ndërtohet një dialog me Partinë Socialiste, për gjetjen e një zgjidhjeje konsuesuale”, theksoi lideri i LSI-së, që theksoi se lëvizja e tij nuk ka propozuar ende asnjë emër për kryetar të shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA