Në Ulqin të Malit te Zi prej dy ditësh është duke zhvilluar forumi i Albanosferës me pjesmarrjen e politikanve dhe eksperteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në fokus të këtij forumi janë cështje që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare. Forumi hodhi idene e krijimit të një institucioni të përbashkët për shqiptarët e gjitha trevave, me qëllim që shqiptarët në mbarë botën të kenë një shtëpi të madhe.
Si moderator i forumit, Ervin Mete e mori fjalën i pari. Ndonëse Shqipëria ka një institut diaspore pranë ministrisë së jashtme, Ervin Mete tha se mungon informacioni i hollësishëm për diasporën:
“Për fat të keq ne nuk kemi një hartë të Diasporës shqiptare. Ku ndodhet, si është e struktururar, cfare asetesh ka, cfare mundesish investimi ka”, tha Ervin Mete, Kryetar i G99.
Republika e Kosovës kishte nivelin më të lartë të përfaqësimit në forum. Ministri i diasporës i qeverisë së Kosovës Ibrahim Makolli, tha se mërgata shqiptare është e përbashkët, pavarësisht shpërndarjes së popullsive shqiptare në 5 shtete ballkanike. Në lidhje me idenë e krijimit të një institucioni të përbashkët për diasporen mbarëshqiptare, ministri Makolli u shpreh:
“Garancia është që të ketë bashkëveprim në të gjitha fushat por edhe në strategjitë e përbashkëta që kanë të bëjnë me diasporën tonë”, tha Ibrahim Makolli, Ministri i Diaspores, Republika e Kosovës.
Idenë e një institucioni të përbashkët e përshëndeti deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu.
“Një hap që do të jetë i mirëpritur dhe me qëllime pozitve aftagjata për integrimin apo ruajten e identitetit të shqiptarëve në diasporë” theksoi Genc Nimanbegu, deputet i Partisë Forca e Re në Mal të Zi.
Përfaqësuesi i partisë demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Krenar Lloga, shpjegoi se përse një institucion i përbashkët për diasporën do të ishte në radhë të parë një ogur për shqiptarët e Maqedonisë:
“Diplomacia në Maqdoni është tërësisht jo etnike dhe nuk ka as kapacitetin dhe vullnetin të mbulojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë në vendet respektive” u shrpeh Krenar Lloga,
Partia Demokratike e Shqiptarëve të Maqedonisë.
Pavarësisht mbështetjes që gjeti në këtë forum ideja e një instituciont të përbashkë për diasporën, realizimi i saj në praktikë, mbetet kompetencë e të paktën e dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Top Channel