Roberto Di Matteo e cilësoi si historik fitimin e Ligës së Kampioneve për herë të parë në historinë e Chelsea pasi londinezët mposhtën Bayern Munchen në finalen e madhe pas goditjes së 11-metërshave.
“Për ne ishte një triumf historik. Është hera e parë që fitojmë Ligën e Kampioneve në historinë e klubit”, deklaroi trajneri i Bluve londinezë për kanalin gjerman ‘SAT 1’.
Di Matteo pranoi se Bayern kishte më shumë raste për shënim gjatë ndeshjes dhe se faktori përcaktues në fitoren e ekipit të tij ishte fati në serinë e 11-metërshave.
“Bayern luajti më mirë, por kur vjen puna tek penalltitë është çështje fati dhe ne patëm më shumë se kundërshtarët”, theksoi trajneri italian i cili do të largohet nga drejtimi i Chelsea pas aventurës së shkurtër disamujore që nisi me zëvendësimin e Andre Villas-Boas.
Top Channel