PS, programi për shëndetësinë

19/05/2012 16:05

Në Vlorë kryesocialisti Edi Rama së bashku me ekipin që ka ndërtuar strategjinë për shëndetësinë, si pjesë e programit për një Rilindje Kombëtare, kanë prezantuar planin e detajuar.

Rama tha se dallimi është shumë i qartë mes PS dhe palës tjetër, pasi ky program do të garantojë shërbim shëndetësor universal.

“Qëllimi ynë është që në fund të kësaj rruge dhe para zgjedhjeve të ardhshme ne të kemi një plan shumë të detajuar për të gjitha fushat që mbulon programi qeverisës dhe të jemi në gjendje t’u themi njerëzve saktësisht se cili është plani ynë, ku do të ndërhyjmë? Si do të ndërhyjmë? Dhe në sa kohë ne presim rezultatet e para nga ndërhyrja jonë në cdo sektor?”, deklaroi Rama.

Edi Rama u shpreh se pikënisja e një sitemi të ri shëndetësor do të jetë nisja e transformimit pasi do të duhen shumë vite për të arritur në një shërbim shëndetësor të të gjithëve.

“Jam i bindur që katër vjet të një mandati qeverisës janë të pamjaftueshëm për të transformuar rrënjësisht nga pikëpamja e funksionimit në cdo pjesë të veten shërbimin shëndetësor shqiptar, por jam i bindur se këto katër vjet janë plotëisht të mjaftueshme për të parë frytet e para të këtij transformimi. Është e sigurtë që kështu nuk vazhdohet më, është e sigurtë që ky sistem shëndetësor që kemi sot sjell vetëm degradim dhe demoralizim të vazhdueshëm, rrënim të mëtejshëm”, u shpreh kreu i PS-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA