Cameron: Defiçiti, Merkel ka të drejtë

19/05/2012 17:25

Kryeministri britanik, David Cameron i jep të drejtë kancelares gjermane, Angela Merkel kur ajo këmbëngul se cdo vend anëtar i Bashkimit Europian duhet të ketë një plan efikas për uljen e defiçitit publik.

Deklarata e Cameron u bë gjatë takimit të tij me presidentin e sapozgjedhur francez, Francois Hollande në kuadër të punimeve të Samitit të G8-ës në Camp David.

Cameron ka ritheksuar edhe njëherë qendrimin e tij dhe të Londrës kundër propozimit për vendosjen e një takse për transaksionet financiare, e mbështetur nga Parisi dhe Berlini si një mekanizëm që do të kontrollojë në mënyrë me efikase të ardhurat si dhe do të shmangë abuzimet me to.

Ndërkohë, nga ana e tij, presidenti francez këmbënguli në nxjerrjen e Europës nga kriza financiare sipas parimit “rritje ekonomike dhe disiplinë financiare”, parim i artikuluar për herë të parë, pas vizitës së tij në Gjermani, ditën e betimit si president ku u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA