Anije kozmike private në hapësirë

19/05/2012 04:20

Kompania kaliforniane SpaceX është e gatshme për të hyrë në histori, duke dërguar një kapsulë që përmban gjysmë tonelate furnizimi për në stacionin hapësinor.

Por e vecanta është se kjo do të jetë hera e parë që sektori privat do të ofrojë një shërbim të tillë.

Një detyrë e tillë kryhet zakonisht nga mjetet që u përkasin agjencive hapësinore shtetërore, siç është NASA apo ESA.

Anija pa pilot e mallrave, “Dragon”, do të lëshojë raketën e vetë SpaceX, të quajtur Falcon 9. Nisja do të bëhet nga stacioni ajror i Cape Canaveral në Florida.

Kontrollorët janë duke përcaktuar orarin e lëshimit të raketës dhe përkundër disa stuhive në zonë në ditët e fundit, ekipi do të ketë kushte të favorshme të motit në vazhdim.

“Nuk ka dyshim, ky është një fluturim historik”, tha në prag të misionit presidenti i SpaceX, Gwynne Shotwell.

Raketa Falcon 9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA