Aleanca Kuq e Zi vijon anëtarësimet për ta çuar numrin e mbështetësve të
saj në një milion shqiptarëve në këtë forcë politike. Vetë kreu
Aleancës Kreshnik Spahiu i është bashkuar vullnetarëve gjatë procesit të
plotësimin e formularit të anëtarësimit.

Aldion Jemishaj është njëri prej të anëtarësuarve, më të rinj në radhët e Aleancës Kuq e Zi. Ai shpjegon arsyet përse i bashkohet kësaj force politike.

“Këtu shoh të ardhmen dhe shpresën e të gjithë shqiptarëve. Kam lexuar kontratën që ka 10 pika kryesore që janë problemet kryesore të Shqipërisë dhe besoj se kjo na ofron një zgjidhje”, thotë Jemishaj.

Zoti Spahiu ka akuzuar qeverinë se po tenton të bllokojë veprimtarinë e saj Aleancës Kuq e Zi, duke mos i vënë në dispozicion ambientet për të organizuar kuvendin mbarëkombëtar.

“Pasi ka refuzuar amfiteatrin Apollonia në Fier, pasi ka refuzuar bashkia e Shkodrës çdo ambient, që AK të mbajë aktivitet dhe veprimtarinë e saj, tashmë Aleanca ka zgjidhjen e vetme t’i drejtohet rrugës në fushatën që të bëhen një milion aktivistë Kuq e Zi, për të nënshkruar kontratën që quhet Kuq e Zi. Për t’i dhënë fund regjimit më të korruptuar, regjimit më autokritatik, regjimit më të vjetër në europë”, tha Spahiu.

Zoti Spahiu ka hedhur ka akuzuar kreun e OSBE-së në Tiranë Eugen Wolfarth, si një ambasador i dështuar.

“Shqipëria ka prezencën më të madhe të OSBE-së, por ka një ambasador të dështuar, ambasadorin Eugen Wolfarth,i cili për dy vjet ka dështuar në procesin e reformës zgjedhore. Ai, i cili është prezent në çdo qokë kafe, birrash apo qofte në çdo qytet të Shqipërisë, me prezencën e tij në çdo qytet nuk po mundet dhe toleron reformën zgjedhore, duke përjashtuar votimin dhe numërimin elektronik nën parimin: Populli voton, Berisha dhe Rama numëron, OSBE i uron”, tha Spahiu.

Top Channel