
Shqipëria, pavarësisht faktit se tashmë edhe si anëtare e NATO-s, nuk
mund t’ia cënojë askush integritetin territorial, nuk ka ende një ligj
për kufijtë e saj.
Pas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes detare me Greqinë, vendi nuk kishte një ligj i cili përcaktonte gjurmen e kufirit shtetëror.
Forcat politike dhe deputetet e Komisionit te Sigurise votuan unanimisht, për rikthimin e ligjit te meparshem, ku percaktohen kufijte shqiptarë.
Deputeti socialist Ilir Gjoni, ministri i Brendshem Bujar Nishani dhe ai i Parties fryma e re demokratike Gazmend Oketa kërkuan futjen ne fuqi te menjehershme te ligjit te vjeter
“Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk dimë, që potencialisht dhe ligjërisht vendi ynë kishte ngelur pa kufij”, tha Gjoni.
“Marrëveshja, që u arrit me Greqinë është shfrytëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe deri në negocimin e një marrëveshje tjetër, ne jemi plotësisht dakord, që të rikthehet ai parashikim i kufirit kryesisht detar, që ka qenë në ligjin e 2001”, tha Nishani.
“Janë disa pika, njëra nga të cilat thotë se Shqipëria ka humbur vijën ndarëse të ujerave territoriale, kordinatat e të cilës përcaktohen nga ky nen. Gjykoj se në rast se këto konstatime janë të vërteta dhe nuk i vë në dyshim, besoj se hyrja në fuqi e ligjit, duhet të jetë e menjëhershme”, tha Oketa.
Deputeti Gjoni ngriti shqetesimin e pengimit te subjekteve tregetare te peshkimit ne Sarande, per te kryer aktivitetin e tyre, por ministri Nishani deklaroi se pretendimi i peshkatareve shqiptare nuk qendron. Sipas tij, ata ndalohen per verifikim dokumentacioni nga autoritetet greke, vetem kur i drejtohen Korfuzit per furnizim me karburant.
“Për të kaluar te disa raste sporadike që ne përmes mediave jemi vënë në dijeni, për cënim të ujërave tona territoriale, apo moslejim të ushtrimit të funksioneve apo veprimtarive ekonomike”, tha Gjoni.
“Autoritetet e kufirit kanë marrë menjëherë kontakt me personat, të cilët kanë pretenduar gjëra të tilla dhe nuk është identifikuar asnjë autoritet nga pala greke që të ketë marrë një masë të tillë, por pretendimi i qytetarëve shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin e peshkimit ka qenë që gjatë udhëtimit për në Korfuz për t’u furnizuar me karburant kanë patur kontakte me autoritetet”, tha Nishani.
Top Channel