
Kryeministri Berisha takoi mesditën e së premtes Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.
Sic njofton zyra e shtypit në Kryeministri në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Maqedoni. Kryeministri theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka implementimi i plotë i kërkesave të marrëveshjes së Ohrit, si kusht themelor për stabilitetin, bashkëjetesën dhe bashkëpunimin midis komuniteteve në Maqedoni dhe për ta zhvilluar këtë vend si një shoqëri multietnike.
Kryeministri Berisha ritheksoi mbështetje të plotë të të gjitha përpjekjeve për zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar dhe vendosjen e autorit apo autorëve të tij para drejtësisë. Së bashku me zotin Thaçi u theksua edhe një herë shqetësimi se çdo lloj përpjekjeje dhe spekulimi, duke i veshur këtij krimi të shëmtuar shkaqe etnike apo të tjera, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike, e cila ka si objektiv madhor integrimet euroatlantike.
Top Channel