Në interpelancën me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi qeverinë se ka shitur rreth 29 hektarë toke në Gjirin e Kakomesë për një fshat turistik që nuk ekziston dhe me çmim rreth 1 300 lekë metri katror.

Sipas Braçes, Kakomeja u dha në 2004-n për fshat turistik, por vendimi u shfuqizua nga demokratët në vitin 2007. Shitja e Gjirit të Kakomesë është bërë sipas Braçes nën mbulimin e ligjit të ri, që u shet tokën pronarëve që kanë objekete në fshatrat turistikë.

Në interpelancën me Ministrin e Drejtësisë, deputeti Erjon Braçe akuzoi qeverinë për shitjen e Gjirit të Kakomesë. Sipas deputetit Braçe, qeveria po i shet tokën një fshtati turisitik që nuk ekziston as ligjërisht, as fizikisht.

”Në Kakome, 29 hektarë janë shitur për vetëm pesë milionë dollarë ose e thënë ndryshe, 1 219,7 lekë për metër katror. Kjo është një vlerë toke që nuk e gjen as në fshatrat më të humbura në Shqipëri. Kjo është bërë një ditë para se drejtori juaj i ALUIZN-it, Shaban Memia, të jepte dorëheqjen. Janë shitur 29 hektarë, ku nuk ka asnjë ndërtesë të vetme të të ashtuquajtur fshat. Kjo është harta e korrupsionit të ALUIZNIT”, akuzoi Braçe.

Ndërkohë, Ministri Halimi u mbrojt me argumentin se toka ishte dhënë për shfrytëzim nga socialistët dhe çmimi i referencës së trojeve është përcaktuar po nga qeveria socialiste

”Qeveria i ka thënë kësaj kompanie 29 hektarë, por gaboheni kur akuzoni këtë qeveri, pasi atë e keni dhënë ju, me vendimin që kam në dorë, të datës 23 qershor 2004. Ishte kryeministri juaj i asaj kohe ai që firmosi këtë vlerë. A nuk ishit ju një javë më parë në Parlament Zoti Braçe, kur pikërisht kërkuam që të ndryshojmë hartën e vlerës së miratuar nga ju, pasi me këtë formulë ka një deformim të tregut?”, theksoi Halimi.

Deputeti Braçe hodhi poshtë çmimet e referencës, duke thënë se në Kakome çmimi i trojeve është më i lartë.
   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA