Shinji Kagawa drejt Manchester United

16/05/2012 14:10

Shinji Kagawa, mesfushori japonez i Borussia Dortmund, ka pranuar se ka biseduar me Sir Alex Ferguson, trajnerin e Manchester United, për të ardhmen e tij.

Gjithashtu Kagawa tregoi se do i pëlqente të luante në kampionatin anglez të futbollit.

Mediat britanike theksojnë se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të paguajnë 8.7 milionë euro për organizatorin, por aziatiku deklaroi se nuk ka vendosur ende asgjë.

“Kam kontaktuar me disa klube, por nuk mund të them kush është opsioni më i mirë për mua. Do të ishte bukur të luaja në Premier League”, u shpreh lojtari i cili në këto dy vitet e fundit ka fituar dy tituj kampion me verdhezinjtë e Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA