Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja 2-muajshe nga Korça Në qytetin e Lezhës Partia Socialiste ka organizuar tryezën e diskutimit për çështjen e librit, artit dhe kulturës.
Problemet dhe nevojat për ndryshime janë debatuar mes pjesëmarrësve në këtë tryezë dhe mendimet e tyre pritet të reflektohen në programin e Partise Socialiste.
“Grupi i punës i opozitës që punon me pjesën e programit për artin dhe kulturën, do të ketë metodën e tij që kudo që bën takime, do të lerë edhe nga një gjurmë. Pra nuk do të ektë takime të thjeshta, shkëmbime mendimesh, por diku dhuratë librash, diku ndërtime monumentesh, diku me një koncept, diku me një shfaqje”, thotë regjisori, Kiço Londo.
Botuesja e njohur Irena Toçi është ndalur kryesisht tek problematikat që hasen aktualisht në vendin tonë të librit dhe artit në përgjithësi. Ndër të cilat ajo cilësoi, politikat e munguara deri më tani, mungesa e një qendre kombëtare të librit, heqja e TVSH-së, ose ulja e saj, trajtimi i librit si mall në rajon, problemet me bibliotekat e shkollave.
Irena Toçi, botuese: Nëse kjo do të bëhet e mundur edhe në Shqipëri duke krijuar një qendër kombëtare të librit, apo duke miratuar një fond të mjaftueshëm në buxhetin e shtetit për cdo vit, për përkthimin në shqip të autorëve klasikë apo bashkëkohorë në gjuhë të tjera, do të arrinim të krijonim mundësinë të ndjeheshim të barabartë mes të barabartëve.
Fatmir Toçi, deputet i PS: Ne nuk duam që në atë moment që do të vijmë, me mbështetjen tuaj, atëherë të nisim të mendojmë se kush do të jenë programet tona, kush do të jenë synimet tona, cfarë do të bëjmë në qeverinë e re, e kështu me radhë.
Gjovalin Kadeli, deputet i PS: Ky është një respekt që i bëhet Lezhës si qytet, lexuesve të mrekullueshëm të kësaj zone, botuesve dhe shkrimtarëve të kësaj zone, të cilët fatmirësisht janë cdo ditë në rritje.
Pas këtij takimi bibloteka e qytetit u pasurua tashmë me 400 libra të rinj.
Top Channel