
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis të mërkurën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në datat 17-18 maj 2012, në Nju-Jork.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm të diskutimit të çështjes më të mprehtë të kohës, gjendjes ekonomike në botë, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Tregtisë.
Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme, si me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, etj., me drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) si dhe do të dekorojë Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA†e mjaft personalitete të shquara shqiptare e amerikane me një kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.
Top Channel